🗓 Sot, më datë 10 prill 2026, në xhaminë “Hfz. Xhavit ef. Ibrahimi” – Studeniçan, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorit të Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami, kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Ejup Abazi, përgjegjësin e Institutit të hifzit “Hafiz Ismail Efendiu”, hfz. Xhemail ef. Nuhiju dhe para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë, u promovua hafizi Erhan Saliu, i cili mësimet e hifzit i ndoqi te muhafizi hfz. Xhelil ef. Shabani.
↘️ Hatibi i xhamisë h. Muhamed ef. Sadiku, si dhe në emër të familjes iu dëshiroi mirëseardhje në ceremoninë e hifzit.
📑 Rreth ecurisë së hifzit të hfz. Erhan Saliu, fjala i takoi kryetarit të komisionit hfz. Xhemail ef. Nuhiju.
☑️ Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi angazhimin dhe sakrificën e muhafizit hfz. Xhelil ef. Shabani dhe rrugëtimin e hafizit të ri, ndërsa për këtë vepër madhështore lusim Allahun Fuqiplotë që hafizit t’i japë shëndet dhe t’ia shpërblejë mundin në dy botërat.
🎙 Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, në fjalën e tij, vlerësoi lartë figurën e hafizit dhe të muhafizit, ndërsa theksoi se ishte kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në këtë gëzim dhe ceremoni të hifzit.
🤲 Duanë e rastit e bëri drejtori i Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami.
📜💻 Në fund, nga Myftinia e Shkupit, hafizit iu nda certifikatë e hifzit, laptop dhe plaketë, ndërsa muhafizit iu nda një mirënjohje për kontributin e dhënë. Reisul Ulema ndau nga një dhuratë materiale – pliko për hafizin dhe muhafizin, si dhe një dhuratë simbolike për hafizin që ndjek mësimet.
#NëShërbimTëJetësFetare #Hifz #MyftiniaShkup

