Ish-presidenti Hashim Thaçi i pyetur për të shpjeguar propozimin për shkëmbim territoresh me Serbinë si zgjidhje finale, ka thënë se qëllimi i tij ka qenë sigurimi i paqes së qëndrueshme.

Në intervistë për gazetën prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nga Gjykata Speciale, Thaçi është pyetur nëse kjo ide është diskutuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, apo se a ka qenë propozim që Kosova të japë diçka për të marrë Luginën e Preshevës apo edhe për të dhënë territor në këmbim të njohjes.

“Qëllimi im kryesor ishte sigurimi i një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, që do t’u mundësonte të dyja vendeve të ecin përpara dhe Kosovës integrim të plotë ndërkombëtar. Do të ishte e pafalshme të lihen probleme të pazgjidhura për brezat e ardhshëm”, ka thënë ai.

Thaçi ka deklaruar se zotimi i tij ka qenë që të ndiqet rrugë diplokmatike për të arritur rezultate brenda kornizës kushtetuese.

" "

Tek ka thënë se Bashkimi Evropian ka luajtur rol të rëndësishëm në dialogun me Serbinë, Thaçi ka shtuar se “përparimi është më i madh kur përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ai ka thënë se pesë vjetët e fundit kanë qenë të humbura për Kosovën në raport me partnerët ndërkombëtarë. I ka cilësuar shqetësuese sanksionet e BE-së ndaj Kosovës duke shtuar se ruajtja e raporteve me aleatët strategjikë është interes kombëtar

sqShqip