Pas raportimeve për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, vëmendja është zhvendosur te çështja e pasuesit të tij dhe rreziku i një vakumi pushteti në Teheran.

Sipas Kushtetutës së Republikës Islamike, zgjedhja e liderit suprem i takon Assembly of Experts, një organ klerikësh që ka kompetencën të emërojë dhe shkarkojë udhëheqësin.

Mes emrave të përfolur si pasues të mundshëm është Mojtaba Khamenei, djali i liderit Khamenei, i cili konsiderohet figurë me ndikim në qarqet e brendshme të pushtetit.

Po ashtu, në të kaluarën është përmendur edhe ish-presidenti Ebrahim Raisi si kandidat potencial për këtë post.

Analistët paralajmërojnë se procesi i përzgjedhjes mund të jetë i shpejtë për të shmangur destabilizimin, ndërsa tensionet e jashtme dhe presioni i brendshëm politik mund të ndikojnë ndjeshëm në balancat e reja të pushtetit në Iran.

sqShqip