May 19, 2024
Maqedoni

Dimitrov kërkon që çdo zgjidhje me Bullgarinë të kalojë në Kuvend

Zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov kërkoi që për çdo zgjidhje eventuale të kontestit me Bullgarinë të verifikohet në Kuvend.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të çështjes me Bullgarinë, vendimi i tyre është se çdo zgjidhje duhet të shkojë në Kuvendin e Bullgarisë dhe nuk marrë parasysh Rezolutën e miratuar në Kuvendin tonë, mendoj se gjithashtu çdo zgjidhje me Bullgarinë duhet të ketë mbështetjen e Kuvendit”, tha Dimitrov.

Këtë propozim të Dimitrov e mbështeti edhe kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE dhe nënkryetarja Sonja Mirakovska.