May 26, 2024
Maqedoni

Dimitrievski në Ohër promovoi programin para qytetarëve

Platformën “Manifesti për Maqedoninë”, kandidati për president nga radhët e lëvizjes “E di” e ka promovuar para qytetarëve të Ohrit. Dimitrievski nga Ohri premton se do t’ua kthejë qytetarëve atë që i takon jetën e dinjitetshme. Sundimi i ligjit, institucione funksionale, përmirësim i sistemit financiar e social, janë pjesë e programit të Dimitrievskit, që synon t’i realizojë nëse ai do të jetë presidenti ardhshëm i Maqedonisë së Veriut. Pozicionit të presidentit do t’ia kthejë dinjitetin duke qenë president i të gjithë qytetarëve dhe jo president që përfaqëson interesa grupore e partiake, ka thënë Dimitrievski.
“Problemet në të gjithë Maqedonin e Veriut janë pothuajse të njëjta. Në kuadër të programit tonë dhe programi im për president ka një sërë mundësi zgjidhjesh që i ofrojmë dhe do t’i realizojmë dhe nuk do të jenë vetëm premtime në letër. Një nga më të rëndësishmet është se Maqedonia do të ketë president nga  qytetarët, që nuk do të jetë në funksion të partive politike, por që do t’i mbrojë interesat e qytetarëve. Asnjëherë nuk do të lejoj që nga ai pozicion të nënshkruaj ndonjë akt që është në kundërshtim me interesat e qytetarëve.”, – theksoi kandidati për president nga Lëvizja “E di”, Maksim Dimitrievski.
Qytetarët e Maqedonisë e kanë fatin në duart e tyre dhe duhet të dënojnë ata që kanë gënjyer për një jetë më të mirë për gati 30 vite, thotë Dimitrievski. Lëvizja “E di” është një subjekt i vogël politik që ka marrë më shumë nënshkrime në mbështetje të kandidaturës së saj sesa ka pasur anëtarë në atë moment dhe beson se qytetarët do të japin mbështetjen e tyre në ditën e zgjedhjeve, ka shtuar Dimitrievski.