May 21, 2024
Maqedoni

Hajrulla Misini: Ne jemi krah i sipërmarrësve të rinj nga e tërë Maqedonia

Drejtori i Agjencisë së Mbështetjes së Sipërmarrësisë, Hajrulla Misini sot ka pritur në takim kryetarin e partisë Alternativa, Afrim Gashi si dhe Sekretarit Organizativ, Bashkim Murtezi.
Misini në takim ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së sipërmarrësve të rinj nga e tërë Maqedonia e Veriut.
Me vizitën e tyre më nderuan kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi si dhe Sekretari Organizativ, Bashkim Murtezi.
Me to biseduam për përkrahjen e sipërmarrësisë si dhe bizneseve të vogla në komunat shqiptare.
Para disa kohësh patëm zbatimin e Planit Operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbimeve të tregut të punës për vitin 2022 që synojnë të mbështesin krijimin e vendeve të reja të punës për të papunët që e kanë të vështirë t`i bashkohen tregut të punës.
Me këto masa u përkrahën një numër i madh i aplikuesve nga të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut.
E njoftova kryetarin se përkrahja e Agjencisë së Mbështetjes së Sipërmarrësisë do të vazhdoj edhe më tutje për të gjithë sipërmarrësit e rinj.