April 29, 2024
Maqedoni

Digjet autobusi në rrugën Gostivar-Kërçovë, nuk ka të lënduar

Një autobus që udhëtonte në linjën Gostivar-Kërçovë është djegur mëngjesin e sotëm në afërsi të Strazhës.

Sipas policiës nuk ka pasagjerë të plagosur.

“Sot në ora 11:20 në policinë e Tetovës është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë rreth tre kilometra para lokalitetit “Strazha” ka shpërthyer zjarr në një autobus i cili ka qenë duke lëvizur në drejtim të Kërçovës. Në vendin e ngjarjes menjëherë janë dërguar zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Gostivarit dhe një ekip nga Njësiti Territorial Zjarrfikës i Gostivarit”, njoftoi SPB Tetovë.