May 4, 2024
Maqedoni

Dorëhiqet edhe Artan Etemi, drejtor ekonomik i Spitalit të Tetovës

Pas drejtorit të përgjithshëm të Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimi, dorëheqjen e tij e ka paraqitur edhe drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi.

Etemi në një postim në Facebook, kërkon që organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar të zbulojnë arsyen e vërtetë të zjarrit tragjik.

“Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral”.

“Qëndroj besnik në parimin se organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar ndërkombëtar do zbulojnë arsyen e vërtetë se si erdhi deri te tragjedia që ndodhi në qendrën modulare dhe që theu zemrat tona. Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave”, shkruan Artan Etemi./