May 28, 2024
Maqedoni

Digjen dy vetura në Shkup

MPB njofton se sot janë djegur dy vetura në Shkup, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Sot në ora 03:20 në SPB Shkup është raportuar se në rrethinë e komunës së Aerodromit janë djegur automjeti “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, në pronësi të 44-vjeçarit D.C. nga Shkupi dhe automjeti “Peugeot” me targa të Shkupit, në pronësi të 54-vjeçarit Z.N. nga Shkupi, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB theksojnë se zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa nuk ka persona të lënduar.