May 1, 2024
Kolumna

Shitësi i plastikave gjatë luftës së vitit 2001

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Mbaj mend si sot kur bisedohej nëpër oda të ndejave dhe bëhej biseda rreth përgatijeve për fillimi e luftës së vitit 2001. Mbaj mend se si disa duke pirë çaj me kikirika luftonin në dhomë, por kur filloi lufta njëri nga
“ patriotët” e afërtë të familjes që nxirrte zjarr për goje se si duhet të mbrohet vendlindja, atdheu, pragu i shtëpisë, por duke thënë edhe ate se vetëm me grykë të pushkës shqiptarët do e fitojnë lirinë.

Nuk shkoi kohë e largët dhe tani më shumë të reja e të rinj veshën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare” dhe i dolën zot vatanit duke luftuar për liri e për atdhe. Kur tani më kishte filluar lufta ky çfarë “ patrioti” iku për në Likovë e që pastaj nga Likova të iku për në Shkup. Pasi mbaroi lufta “ patrioti “u kthy në shtëpinë e tij në vendlindje. Më vonë kuptuam se gjatë qëndrimit në Shkup ky çfarë
“ patrioti” kishte pas dalur për çdo ditë për të kryer detyrën e shitësit në “ Rrugën e plastikave” në Shkup.

Këtu në vendlindje bëhej luftë, luftonin patriotat e vërtetë në fushëbeteja. Derdhej gjaku e jepej jeta. A thua vallë ku gjendje tani ky çfarë “ patrrioti”?!. Kuptuam se ai kishte pas shitur gjëra të ndryshme të plastikës në
“Rrugën e plastikave” në Shkup ku fitohej leku!? Po ku ishin moshatarët e tij vallë?! Ata ishin në vijën e zjarrit të luftës, në pikën e vdekjes. Pas përfundimit të luftës me një vonesë “patrioti”, shitësi i plastikave u kthye në vendlindje.
Rreth këtij “ patrioti” ka shumë e shumëçka të thuhet e të shkruhet, por po e lëmë për në një kohë të tjetër në të ardhmën.

Tani ky ishte kthyer me xhepat mbushur me para nga Shkupi dhe për të mos pasur një pik uji në sy nga turpi përsëri filloi të shes patriotizëm. Po i njejti dhe shumë të tjerë si ky sot u tregojnë patriotizëm patriotave të vërtetë që një gjë të këtillë e bëjnë vetëm ata/ ato që nuk kanë fije turpi.