May 16, 2024
Kolumna

A po kërkon Brukseli hetime për “kutitë me para” që flitej se erdhën nga Turqia në Maqedoninë e Veriut”?

Para disa viteve në opinionin në Maqedoninë e Veriut u paraqit informacioni për disa “kuti këpucësh përplot me para të ardhura nga Turqia dhe të konfiskuara në një banesë në Shkup”.
Informacioni u shpërnda me shpejtësinë e dritës, kryesisht nga forcat “recolucionare”, që asokohe luftonin për rrëzimin e regjimit të Nikolla Gruevskit, kryeministrit autokrat të Maqedonisë së Veriut, që nuk fshehte afërsinë me Rusinë, Kinën, por edhe me Turqinë.

Por si duket kutitë kishin më shumë para se sa që mendohej në fillim, prandaj informacioni për kutitë e këpucëve përplot me para u zhduk shpejtë, ashtu siç u paraqit. Edhe pse informacionet lidhur me këtë çështje ishin mjaft serioze dhe konkrete, ato asnjëherë nuk u proceduan as nga organet gjyqësore, e as nga Komisioni për Antikorrupsion. Mbetën vetëm informacionet jozyrtare, kryesisht të shpërndara në rrjetet sociale, se kutitë me para kanë qenë të dedikuara si “infuzion” nga “vëllau Erdogan” për mbijetesë të regjimit të “vēllaut Gruevski”.

Dhe kur mendohej se afera me “kutitë e këpucëve me para” është harruar, burime diplomatike thonë interesim për këtë aferë si duket ka shprehur Brukseli.
Sipas tyre, interesimi i Brukselit është ngjallur për shkak të frikës se “kuti me para” kanë ardhur edhe më pas nga Turqia, me qëllim për të ndikuar negativisht në procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

Analistë të shumtë, por edhe zyrtarë nga vendet e BE-së dhe SHBA-të, shpeshherë kanë paralajmëruar se shtetet si Rusia, Kina e Turqia, mund të keqpërdorin boshllëkun eventual që mund të krijohet në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ata vazhdimisht kanë apeluar se përgjigja më efikase ndaj ketyre pretendimeve destruktiive nga Lindja mund të jetë vetëm dinamizimi i procesit të afrimit të vendeve të rajonit me Brukselin.