May 3, 2024
Maqedoni

Deri në mesditë në burgun e Idrizovës kanë votuar 235 të burgosur, nga gjithsej 887 votues

Në burgun e Idrizovës votimi për zgjedhje presidenciale sot po zhvillohet pa probleme.

“Përgatitje për votim përfunduan shkëlqyeshëm. Votimi filloi në orën 7:00 dhe po zhvillohet pa probleme.

Në Listën zgjedhore për këtë vendvotim numër 2536 janë regjistruar 887 votues, ndërsa deri në mesditë në votim dolën 235”, deklaroi për AIM-n anëtari i Këshillit zgjedhor, Toni Trajkovski.

Në pajtim me Listën zgjedhore sot duhet të votojnë 2.147 persona të cilët janë në vuajtje të dënimit me burg apo janë në paraburgim.