May 3, 2024
Kosovë

I riu nga Suhareka humbi jetën në Itali, ishte baba i një vajze dyvjeçare

Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar në një aksident komunikacioni në Itali.

Mediat lokale në Suharekë kanë publikuar identitetin e të riut. Bëhet fjalë për Haris Shalën, 25-vjeç, me origjinë nga kjo komunë.

Aksidenti në të cilin vdiq kosovari, ka ndodhur në autostradën Brennero. Viktima thuhet se ishte duke punuar si shofer kamioni, dhe se pas vetës ka lënë një vajzë rreth dy vjeçare.

 

Përplasje mes automjeteve të rënda në autostradën Brenner: një i vdekur dhe tetë kilometra bllokim trafiku

VERONA – Një shofer kamioni vdiq në një aksident që ndodhi më 22 prill në autostradën  A22 Brennero midis Nogarole Rocca dhe Mantua Nord, drejt Modenës . Aksidenti ndodhi në orën 10:00 dhe u përfshinë dy automjete të rënda që të dyja udhëtonin në drejtim të Modenës, kur në km 245 kamioni i përmasave mesatare goditi me kamionin tjetër.  Zjarrfikësit, të cilët mbërritën nga Verona me dy automjete, përfshirë vinçin dhe 7 operatorë, përdorën edhe gërshërë hidraulike për të nxjerrë nga kabina e shoferit drejtuesin e kamionit me shtrat të sheshtë, i cili ishte bllokuar.