Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka kritikuar opozitën shqiptare për qëndrimin e saj në Kuvend, duke e akuzuar për bllokim të proceseve që, sipas saj, janë në interes të shqiptarëve.

Saliu përmes një reagimi ka rikujtuar se opozita një ditë më parë ishte kundër Ligjit për provimin e jurisprudencës, ndërsa sot kundërshtoi edhe Marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e vendkalimeve të përbashkëta kufitare dhe realizimin e kontrolleve të përbashkëta kufitare.

Ajo ka vënë në kontrast këto qëndrime me gatishmërinë e mëparshme të opozitës për të mbështetur vendime që, sipas saj, lidhen me interesa politike dhe personale, duke përmendur edhe rastin e Alta Bankës.

“Opozita shqiptare, përmes proceduraleve dhe kapriçove politike, po e bllokon punën e Kuvendit. Opozita flet shqip e kalkulon serbisht”, ka shkruar Saliu.

" "

Deputetja e VLEN-it vlerëson se në vend të bllokimit të punës parlamentare, opozita duhet të kontribuojë në avancimin e proceseve që lidhen me të drejtat e shqiptarëve dhe bashkëpunimin rajonal.

sqShqip