Deputeti i VLEN-it, Zekirja Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj gazetarit kosovar Berat Buzhala, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me ndalimin në pikën kufitare të Qafë Thanës të deputetëve të VLEN-it, Bekim Qoku, Adnan Azizi dhe zv.sekretarit gjeneral të qeverisë, Hasim Murtezani.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Tahiri kritikon Buzhalën për komentet e tij, duke përdorur një gjuhë të ashpër politike dhe duke e akuzuar se promovon narrativa që, sipas tij, u shërbejnë interesave të Serbisë.

“Nuk është kurrgjë më tepër se një megafon i propagandës serbe. Ai helmon të vërtetën dhe mbjell destabilitet për interesat serbe”, shkruan Tahiri, duke shtuar se karriera e gazetarit “është ndërtuar mbi manipulimin e opinionit publik”.

Deputeti i VLEN-it ironizon gjithashtu Buzhalën edhe me një pjesë të statusit ku shkruan: “E imagjinoni kur të sulmon çifti i Buzhalës?! Nuk i mjaftoi që e mori në qafë opozitën në Kosovë, e tash ia ka mësy edhe këndej. Ani mercenar, ani… llajk e ki!”.

" "
sqShqip