June 3, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet 2024, E Majta tubim në Manastir

Partia E Majta ka mbajtur tubim në qytetin e Manastirit ku kryetari i kësaj partie, Dimitar Apasiev dekaluaroi se rruga që e ofron E Majta është rruga e drejtë dhe e duhur bazuar në ideologjinë e partive të majta, ndërsa kritikoi liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për mënyrën e qeverisjes së deritanishme por edhe për mënyrën e ndërtimit të karrierave personale.

“Ke përfunduar, ke magjistruar ke doktoruar dhe ke qen asistent i babait, ndërsa Siljanovska bëhet sikur nuk e ka ditur se ai ka qen asistent i babait të tij. Ose kandidatët e tyre. Shikojeni Stevon, komandat suprem ik nga debati, me profesoreshën.”, tha kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev.

Bartës ja e listës si kandidatëve për deputet nga E Majta në njësinë e 5 zgjedhore Jovana Mojsovska tha se oligarkia e krijuar nga privatizimi po qeverisë prej 30 vitesh me partitë që janë ndrruar në pushtet. Ndërsa duke u ndalur te migrimi ajo tha se migrimi po e zbraz Manastirin.

“Manastiri ka humbir mbiu 10 mijë banorë, ky qytet që dikur ishte zemra e një perandorie sot shënon natalitet negativ, ku mëshum banorë vdesin se sa lindin fëmijë. E tmerrshme është e dhëna se në vitin 2023 në Manastir kanë lindur vetëm 500 fëmijë.”, tha Jovana Mojsovska, bartëse e listës në njësinë 5 nga E Majta.

Kur kanë ngelur edhe dy ditë nga fushata presidenciale, kandidatja e të Majtës për presidente Bilana Vankovska, kërkoi votën e qytetarëve për programin e sajë bazuar mbi parimet e të majtës, ndërsa theksoi se BE-ja nuk është shembull i demokracisë.

“Bashkimi Evropian na paska qenë shembull për demokraci dhe sundimin e ligjit. BE-ja është e fundosur në korrupsion, njeriu i parë i sajë, një grua Ursula Fon der Llaen po përballet me një skandal të ri, një prej të shumtëve kishte edhe plagjiaturë.”, tha kandidatja e të Majtës për presidente Biljana Vankovska.

Dhe më pas na thonë se duan veting për ne ndërsa elitat e tyre janë të korruptuar thot Vankovska./TVM2