May 17, 2024
Maqedoni

Kryeministri Xhaferi sot vizitë në komunën e Likovës

Kryeministri Talat Xhaferi sot do të qëndroj për vizitë në komunën e Likovës.

“Kryeministri Xhaferi në ora 10:00, do të marrë pjesë dhe do të drejtohet në evenimentin me rastin e inspektimit të kopshtit të ri në fshatin Mateç a do e vizitojë edhe Pallatin e Kulturës. Më pas, në ora 10:30, Kryeministri Xhaferi do të marrë pjesë në evenimentin me rastin e inspektimit të rrugës së ri-konstruktuar lokale në fshatin Likovë, Komuna e Likovës. Në ora 11:00, Kryeministri Xhaferi do e vizitojë Shkollën Fillore “Rilindja” në fshatin Llojan, Komuna e Likovës, ku së shpejti do të fillojë ndërtimi i një salle sportive”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i tij.(INA)