April 29, 2024
Maqedoni

Del video e veturës së djegur të zv/kryeministrit Artan Grubi (Video)

Mëngjesin e sotëm është djegur makina private e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Strumiçka”, në komunën e Çairit pranë banesës ku dhe jeton zëvendëskryeministri i parë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë për TV21 se vetura është ndezur rreth orës 03:30 të mëngjesit.

“Sot (22.07.2023) në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 03:30 në rrugën “Strumiçka” ka rënë zjarr në automjetin e pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, në pronësi dhe parkim të B.L.(35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, nuk ka të lënduar, ndërsa është kryer kontroll nga ekipi inspektues i SPB Shkupi”, thënë për TV21 nga MPB.