April 27, 2024
Maqedoni

Dedaj takon në Tetovë Ali Ahmetin

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka takuar liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin. Dedaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar që takoi në selinë e BDI-së në Tetove, Ali Ahmetin.

“Isha i nderuar që ta takoi në selinë e BDI-së në Tetovë, Ali Ahmetin, lider i BDI-së dhe i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, burrështetas dhe fisnik, kontribuues epik i paqes, lirisë dhe stabilitetit në RMV dhe rajon. Me këtë rast liderit Ali Ahmeti ia dhurova portretin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, i cili heroikisht ra dëshmor, me dhjetëra familjarë të tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Dedaj.