Debati fetar ka përfshirë politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ky debat filloi në kuadër të fushatës parazgjedhore në komunën e Bërvenicës, ku kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një fjalim parazgjedhor tha se nuk e ka ndërmend të falet para kamerave dhe mediumeve,duke dashur të na bëjë me dije se falet por larg suve të opinionit, shkruan portali Lideri.mk.
Si shembull ai përmendi gjyshin e tij.
“Edhe gjyshi im është quajtur Ali Ahmeti. Në vitin 1900 ka kryer shkollën e fesë në Stamboll”, tha Ahmeti, duke shtuar se kur gjyshi i tij kur ka shkuar te ara për tua dërguar bukën punëtorëve është falur fshehtas, aq sa rejat e tij janë frikësuar se mund t’a kafshojë ndonjë gjarpër.
Ky fjalim i Ahmetit ishte përgjigjje e qartë ndaj kritikave që i janë bërë lidhur me qëndrimet e shprehura për ndërtimin e xhamive, por edhe ndaj politikanëve tjerë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që nuk e fshehin shkuarjen në xhami, perkundrazi!, shkruan Lideri.mk.
Një ose dy ditë pas fjalimit të Ahmetit, në opinion janë paraqitur fotografi të ish zv/kryeministrit Grubi duke falë Xhumanë në Xhaminë e Butelit. Disa e komentuan këtë si “karshillëk” të Grubit ndaj Ahmetit, për shkak se nuk dihet si janë raportet tani mes tyre, por Lideri.mk ka vendosut të qëndrojë larg këtyre komenteve.
Nga konsultimet e zhvilluara me disa teologë të njohur, ata thonë se falja e namazit nuk është e nevojshme të fshehet edhe pse është çështje individuale, /Lideri.mk

