Sport

De Brujne mbetet te Siti deri më 2025

De Brujne mbetet te Siti deri më 2025

Mançeter Siti ka konfirmuar se mesfushori Kevin de Brujne ka rinovuar kontratën me “qytetarët” për për katër vitet e ardhshme.

“Nuk mund të isha më i lumtur. Që kur iu bashkova Sitit në 2015, jam ndjerë si në shtëpi. I dua tifozët. Nënshkrimi i kontratës ishte vendim i drejtë. Jam duke zhvilluar futbollin më të mirë të karrierës dhe mendoj se ka ende më shumë. Pep dhe unë e shohim futbollin në të njëjtën mënyrë. Duke pasur atë lidhje me trajnerin është e rëndësishme për mua sepse synimet tona janë të përbashkëta”, tha mes tjerash mesfushori belg.