Gjatë kontrollit të një automjeti në Pikën Kufitare Tabanoc, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një shumë prej 200.000 eurosh, të cilat nuk ishin deklaruar nga një shtetas hungarez gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Valuta është gjetur e fshehur në disa çanta dhe një valixhe, të vendosura në pjesë të ndryshme të automjetit.

Pas ndërmarrjes së masave të parashikuara me Ligjin për Punën Devizore, shtetasit i janë kthyer 10.000 euro,ndërsa 190.000 euro janë mbajtur.

Për rastin është paraqitur kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse.

" "

‘Drejtoria e Doganave vijon me kontrollet dhe zbatimin e legjislacionit në pikat kufitare’, premton zv/drejtori i doganave Mustafa Dauti.

sqShqip