April 26, 2024
Maqedoni

Dashnorja ia mori 10 mijë euro 50 vjeçarit, e kërcënoi se do ia dërgojë incizimet familjes së tij

Zyra e jashtme për punë penale Gostivar ka parashtruar kallëzim penal kundër I.I.(33) dhe M.I.(31), të dy nga fshati Orashë, komuna e Jegunovcës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “shantazh”.

Në periudhën nga prilli i vitit 2022 deri në prill të vitit 2023, të pandehurit kanë shantazhuar vazhdimisht një 50-vjeçar banor të Gostivarit se video bisedat dhe mesazhet e shkëmbyera me të pandehurën e dytë, me të cilën ishte në lidhje dashurie, do t’i dërgoheshin familjes.

“Me veprime të tilla e kanë detyruar në disa raste t’u paguajë gjithsej 10 mijë euro përmes një transferte të shpejtë parash”, njoftoi MPB.