July 27, 2024
Diaspora

Dasëm e madhe e familjes Gjokaj në Nju Jork me 600 dasmorë shqiptarë (Video)

Malësia e Madhe e ka zemrën e madhe dhe ka dhënë shumë figura të ndritura për kombin. Një njeri i suksesshëm dhe me zemër të gjerë nga Malësia është edhe Anton Gjokaj.
I lindur në këtë pjesë të Shqiptarisë, i diplomuar në Shkup, Gjokaj sot është biznesmen i suksesshëm në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Diaspora jonë atje krenohet me shumë figura të suksesshme e në mesin e tyre pa dyshim është edhe Gjokaj.
Si një malësor tipik nga Malësia e Madhe, Gjokaj shquhet me sinqeritet, respekt e mbi të gjitha me atdhedashuri.

Para ca ditëve ai ka organizuar një dasëm të madhe me rastin e martesës së vajzës, ku ka bë bashkë mbi 600 dasmorë shqiptarë që vijnë nga troje të ndryshme, por që jetojnë e veprojnë në Nju Jork dhe qytete tjera amerikane.
Në zemer të lagjes Bronx, janë bë bashkë dasmorë me prejardhje nga Malësia, Plava e Gucia, Kosova e Shqipëria, nga Maqedonia e Çamëria.
Kuptohet nuk kanë munguar as musafirë të shumtë amerikanë, shokë, miq dhe bashkëpunëtorë biznesi të Anton Gjokajt e familjarëve të tij.
Nuk ishte dasëm me tallava ku kengetari/ja mbulohen me euro e dollarë, po dasëm dinjitoze me një performansë të shkëlqyer të këngëtarit tanë të njohur Ajro Ceka.

“Qëllimi është të kemi sa më shumë gëzime e ahengje, të jemi bashkë sa më shpesh dhe të mos lejojmë gjaku ynë të bëhet ujë e ta harrojmë njëri tjetrin”, thotë Gjokaj.

Në mesin e dasmorëve takuam edhe miqtë e afërt të familjes Gjoka që me dekada jetojnë në Nju Jork, çiftin Ylber e Vjollca Pilku nga Dibra e Madhe.

Foto: Anton Gjokaj me dasmorët

“Shqiptarët nuk duhet ti harrojnë rrënjët e tyre, duhet gjithmonë të takohemi dhe të kultivojmë lidhjet tona shqiptare. Këtë amanet duhet ta kenë nder mend edhe gjeneratat tona të reja”, thotë Pilku, një biznesmen dhe aktivist i njohur shqiptar në SHBA.

Video nga dasma në këtë Link. IMG_0054