May 25, 2024
Diaspora

Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në Zvicër?

Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në Zvicër? Hebibi: Ndihem si në Kosovë, s’ka paragjykime

Gazetar në Zvicër, Dashnim Hebibi është shprehur se nuk kanë paragjykime në Zvicër për faktin se është shqiptar.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, theksoi se në Zvicër ndihet sikur është në Kosovë, teksa përmendi dhe postet që kanë shqiptarët atje.

“Unë jam rritur me bukën e gurbetit, me bukën e diasporës. Babai im ka qenë këtu në Zvicër për shkak të situatës politike në Australi, me gjithë problemet që vijnë nga lugina e Preshevës dhe me pas jemi detyruar të dalim jashtë. Këtu në Zvicër lirisht mund të them se jam si në Kosovë. Zvicerianët janë shumë të përpiktë dhe shumë solidarë . Nga vetë fakti që në Kombëtaren e Zvicrës luajnë 4 futbollistë dhe 6 ishin më herët, kjo tregon se nuk janë paragjykues. Kemi shumë shoqata, kemi shumë mjekë që janë përgjegjës nëpër spitale. Kemi deputetin shqiptar në parlamentin e Zvicrës”-tha ai.