May 22, 2024
Maqedoni

DARDAIOS dhe Epitafi në Kumanovë!

Shkruan: Prof. Dr. Sunaj Raimi, Kumanovë

Këto ditë shumë shpesh dëgjuam e pamë reagime të individëve dhe institucioneve përkatëse e jopërkatëse rreth disa epitafeve të gjetura në lokalitetin antik Skupi. Dëgjuam kritika për atë se si autoritetet ‘kompetente’ u treguan tejet neglizhente për trajtimin arkeologjik të këtyre monumenteve historike, për të cilat Ne, shqiptarët e këtyre trevave, konsiderojmë se kemi hise më shumë se çdo kush tjetër. Për ta vërtetuar arsyeshmërinë e këtij pohimi, e nxora në foto këtë pllakë guri, epitafin DARDAIOS, e cila gjendet në oborrin e Muzeut arkeologjik të Kumanovës, ku shkova dhe e fografova enkas për këtë shkrim. Ky epitaf është gjetur dhe vendosur aty para shumë viteve, por deri më sot asnjë studiues shqiptarë nuk është marr seriozisht me ndriçimin shkencor të tij. Prandaj, apeloj deri te qeveritarët tanë dhe drejtuesit e institucioneve përkatëse, që të angazhohen më seriozisht në ekipimin e Grupeve ekspertuese arkeologjike, saherë që paraqitet nevoja për studime, gërmime dhe ruajtje të trashëgimisë tonë kulturore materiale. Sepse, nuk mund të parashikohet e ardhmja jonë si komb, pa e zbuluar dhe promovuar me fakte të kaluarën tonë. E faktet historike dhe arkeologjike vazhdojnë të jenë në anën tonë. Unë si Sociolog i kulturës, me kënaqësi do të kyçesha nëpër projekte të këtilla hulumtuese, nëse do t’më ftonte dikush për ta dhënë kontributin tim.

Me respekt, Prof Sunaji