April 28, 2024
Maqedoni

Çmimet në treg, çmimet e garantuara nuk janë më të garantuara

Çmimi i garantuar me nuk është i garantuar. Në momentin kur masa e Qeverisë për çmimet e garantuara të disa produkteve ushqimore u shkëput, tregjet filluan të drejtën për të ndryshuar çmimet. Kjo po sjellë sfida të reja për qytetarët, të cilët janë të detyruar të luftojnë për një jetë të denjë, duke përballur rritjen e çmimeve të produkteve themelore të ushqimit.

“Ende nuk ka rritje, do ta shohim ditëve tjera. Nuk verejta dicka që ka rritje. Do të këtë ritje, veq ma jemi inforrmuar që do të ketë”, u shprehet një qytetar.

“Ka pak rritje. Ma shum tek produktet ushqimore, tek djathi, kackavalli, mirpo edhe tek produktet e mishit verehet pak ritje”, theksoi një qytetar.

“Ma ta than të drejtë nuk kam verejtur rritje. Mishi pak me duket se ishte rritur cmimi, ishte më i shtrejt”, tha një qytetar.

“Deri 2 3 denar, nuk është edhe aq tragjike”, theksoi qytetari.

“Çmimet gjithmonë janë në rritje, jemi mësuar më. Nuk pres që cmimet të ulet. Qumështi ishte 58 denarë tani është 73 denarë”, u shpreh një qytetar.

Edhe pse një listë e produkteve me çmime të garantuara u publikua më parë, numri i produkteve në këtë listë ishte i kufizuar në raport me gamën e produkteve ushqimore në treg. Inspektorët e Inspktoratit shtetëror të tregut po përpiqeshin të monitoronin situatën, megjithatë, rezultatet janë ende në pritje.

Kjo situatë e rritjes së çmimeve po e vë nën presion buxhetin e familjeve, ndërsa për të plotësuar nevojat bazë, për shembull, një familje me katër anëtarë duhet të mbajë një shportë minimale konsumi është shumë më i lart sesa pagat minimale.