Kulturë

Çaste poetike me poeten Merita ABAZI

KUJTIMI IM

Të kërkoj

Hijen tënde e qepa,

E bëra stoli, të ëndrrës sime,

në nënkresë,

Sa herë e vë kokën,

Peri i gjilpërës më pret pa mëshirë ,

Syvalët e syrit tim, më tregojnë,

Se je, kujtimi i ëndrrës sime,

Dashuri,

Kujtimi im

——————————

NËSE RILIND, PËRSËRI DO TË JEM ME TY!

Dashuria ime ka një emër

Besnikëri, falje,

Gishtërinjtë gërshetohen në.ylber,

Në horizontet e së kaluarës e të tashmes

Bashkë ditën, bashkë natën

Gazetat e fjalëkryqet , lajmet e këngët,

I lexonim, i këndonim fitoret,

Qanim për vendlindjen, djepin e atdhetarisë

Nëpër telat e fyellit e çiftelisë,

Nëse…do ta përmbysej bota,

Unë do t’isha me ty,

Nëse rilind, do të jem me ty, ikona ime ;

Me ty, në pleqëritë tona

Me ty, në urtësitë tona

Me ty me traditën tonë!

————————

Gjuha Ime-Merita Abazi

Si zilja në qafë të qingjit ,

Më tingullon

Shqip

Është zëri melodik,

Shqip,

Është këngë perëndishë

Shqip

Është aroma që më zgjjon

Më ngre në qiell

Është buka e shpirtit tim

Është uji i zemrës sime

Është dritë e syve të.mi

Shqip, gjuha ime hyjnore,

Shqip vetëm shqip.,