April 26, 2024
Kulturë

Shkaba e qëndisur dykrenare arrin nga Shqipëria në Maqedoni

Një dhuratë për drejtorin Tolaj – në prag të festave të nëntorit

Shtëpia më e madhe e veshjeve kombëtare në Shqipëri, “Tradita” sot ka sjellur në zyrën e drejtorit Shkodran Tolaj diçka të veçantë në prag të festave të nëntorit duke e përgëzuar për ngritjen e vlerave tona kombëtare dhe jehonën e madhe që i jep kulturës sonë folklorike jashtë vendit!

Punuar më përkushtim e dashuri, dhurata për drejtorin Tolaj është simbolikë e kthimit të shqiponjave në fole dhe qëndrimit stoik të tyre në atdhe!

Drejtori Tolaj falemnderoi përzemërsisht shtëpinë “Tradita” dhe pronaren Sula për këtë suprizë duke i dëshiruar shumë suksese në profesionin fisnik të ruajtjes e kultivimit të veshjeve të traditës të të gjitha trevave tona të pasura!