April 28, 2024
Kulturë

Të mërkurën promovohet monografia për profesor Arifikmet Xhemailin

Shkruan: Besiana Qani Memedi

Të dashur miq!
Pas një pune të gjatë dhe jo pak të mundimshme, arrita që të realizoj monografinë time të parë “Arifikmet Xhemaili- nismëtar i dirigjimit koral në RMV” që do të promovohet, të mërkurën, me datë 8 nëntor, në orën 13:00 në sallën e Fakultetit të Arteve në Tetovë!

Dua të falënderoj nga zemra maestro Zhani Cikon si redaktor i kësaj monografie, kompozitorin Sami Piraj si recensent, Valmir Aziri i cili i dha hijeshi këtij libri si dizajnues i ballinës, Sabrie Graincën e cila ka bërë redaktimin gjuhësor, Arbëria- dizajn për shtypin! E tërë kjo punë e bërë me zemër dhe përkushtim pafund!

Falënderime për mbështetjen morale familjes sime, miqve, kolegëve, ish- profesorëve, dekanit të Fakultetit të Arteve dhe tërë stafit të Universitetit të Tetovës pa të cilët nuk do ishte i mundur realizimi i këtij botimi që mbi të gjitha përmes personalitetit të Arifikmet Xhemaili vë në pah 27 vjet muzikë, brenda Universitetit si promotor në zhvilimet kulturore në RMV! Faleminderit profesor Arifikmet që pate besim në punën time dhe më ofrove gjithë arkivin personale.