May 21, 2024
Maqedoni

Çair, promovohet rruga me emrin e ballistit Sulë Hotla, flet Hysni Shaqiri: Keni bë punë të mirë! (Video)

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, i shoqëruar nga deputeti Izet Mexhiti dhe ish nënkryetari i Kuvendit, Hysni Shaqiri, kanë zbuluar sot në Shkup, tabelën me emrin e ri të rrugës “Sulë Hotla”, shkruan gazeta LAJM. Në përurimin e emrit të ri të kësaj rruge kanë marrë pjesë dhjetëra qytetarë nga Çairi e Kumanova.

“Është një nga ato 66 emra që komuna e Çairit i ka vendosur. Ju e dini kontributin e Sulë Hotlës. Për këtë do të flitet në Akedeminë përkujtimore që organizohet sot ku do të flitet për jetën dhe veprën e këtij veprimtari”, tha kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, pas zbulimit se tabelës me emrin Sulë Hotla.

“Keni bërë punën më të mirë të mundëshme. Keni bërë rikthimin e një figure shumë të rëndësishme të gjithë këtij territori që quhet tokë shqiptare. Duhet të mburremi dhe jetojmë me idealin e gjithë veprimtarëve si Baca Sulë”, tha Hysni Shaqiri./Gazeta LAJM