April 30, 2024
Lajmet e rejaMaqedoni

Banorët e Çairit nuk do kenë më probleme me qenët endacakë

Një ekip për kapje të NP Lajka prej dje e deri më 14 korrik do të zbatojë ndjekje strategjike të qenve në komunën e Çairit, respektivisht në rajonet në bul. “Cvetan Dimov”, rr. “Xhon Kenedi”, rr. “Ferid Bajram”, rr. “Dizhoni”, rr. “Brigada e dytë maqedonase”…

Nga NP Lajka informojnë se ekipi do të ndjek çdo qen endacak, që do të takohet në këto rajone, e nuk e ka kaluar trajtimin human.

“Nëse qytetarët nga rajonet e lartpërmendura kanë qen endacak, që dëshirojnë t’ua paraqesin ekipeve, mund të paraqiten në numrat e telefonit 02 256 5859/071 219 925 ose t’i paraqesin në info@lajka.com.mk, thonë nga NP Lajka.