Pavarësisht spekulimeve që prej disa ditësh po qarkullojnë në opinion për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE nuk e ka këtë çështje në agjendën e saj aktuale.

Burime nga kjo parti, në një prononcim për Zhurnal, thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë temë diskutimi brenda partisë dhe se fokusi i saj, së bashku me partnerët e koalicionit qeverisës, është i përqendruar te realizimi i projekteve dhe përmbushja e programit të Qeverisë.

Sipas të njëjtave burime, informacionet që po publikohen në disa media për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme më shumë pasqyrojnë dëshirën e BDI-së për një skenar të tillë, sesa ndonjë zhvillim konkret brenda shumicës parlamentare.

“Ne, së bashku me partnerët e koalicionit, vlerësojmë se aktualisht zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë temë diskutimi. Kemi shumë punë për të bërë dhe prioriteti ynë është realizimi i projekteve dhe zotimeve të marra para qytetarëve, e jo shkuarja në zgjedhje”, thonë burimet partiake për Zhurnal.

" "

Kështu, të paktën sipas burimeve nga VMRO-DPMNE, shumica qeverisëse nuk po shqyrton aktualisht mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa vëmendja mbetet te vazhdimi i punës së Qeverisë dhe realizimi i programit të saj.//Zhurnal.mk

sqShqip