Më thërret vatani!

(Dëshmorit të Kombit Asip Emrullai- Rrufeja)

Tek ngritet shqiponja larë me gjak
në maje të larta atje në Karadak,
ngrihet në këmbë Asip trimi
i thot nënës më thërret kushtrimi.

Më thërret nëna ime fusha e mali
pasha besën më thërret VATANI,
mi jep rrobat e ushtrisë sot ti veshi
edhe armët fort në brez ti ngjeshi.

Trup e shpirt për liri duhet tretur
për trojet e mia duhet vdekur,
eh, nëna ime sa më ka marr malli
atdheut gjakun e jetën të ia fali.

Shpirti flakë nënë po më digjet
të shoh se si për liri e atdhe vdiset,
ta shoh si do bëhem dasmor i lirisë
në tokën time të ëmbël të Arbërisë.

(Shkruar nga: Nehat Jahiu)