Ukraina godet në “zemër” të Rusisë me dron “Bayraktar”, vriten tre ushtarë rus

Të paktën 3 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi me dronë në një bazë ushtarake në rajonin e Saratovit në territorin rus.

Sulmi mund të kishte pasur pasoja më të rënda nëse nuk do të ishte penguar nga sistemi i mbrojtjes raketore që ishte vendosur në zonë nga Moska.

“Aeroplani pa pilot ukrainas po i afrohej aeroportit Engels në një lartësi të ulët. Tre anëtarë të shërbimit teknik rus në aeroport pësuan lëndime vdekjeprurëse nga rënia e fragmenteve të dronit”, deklaroi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në javët e fundit Ukraina ka shtuar aktet e sabotazhit brenda territorit rus pavarësisht se në pjesën më të madhe të tyre nuk e ka pranuar autorësinë e tyre nga frika e përshkallëzimit të konfliktit.

Mbrëmjen e djeshme presidenti Putin deklaroi se Rusia është e gatshme për t’i dhënë fund luftës, por autoritetet ukrainase janë skeptikë për këto deklarata, duke e akuzuar liderin rus se po kërkon kohë për të rigrupuar ushtrinë.