May 6, 2024
Kosovë

Avdulla Hoti ndërpret heshtjen! Ndoshta më mirë të kish heshtur edhe pak?!

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës “se ka hequr dorë nga njohja e ndërsjellë”.

Hoti ka thënë se Qeveria aktuale “po i kërcënon aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të marrëveshjes”

“Këta demagogë heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që kishte nisur në qeverinë paraprake në koordinim me aleatët, e që zhvillohej në Bruksel e Uashington. Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në vilën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë. E tash ankohen e ‘kërcënojnë’ aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje. Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!” – ka shkruar deputeti i LDK-së, Hoti në Facebook.