May 24, 2024
Maqedoni

Bujar Osmani: shkrimet e Linditës do të frymojnë në bibliotekat tona

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtares sonë të çmuar Lindita Ahmeti. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjen e saj.
Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm dhe shkrimet e Linditës do të frymojnë në bibliotekat tona duke na kujtuar frymëzimin dhe harenë që kishte dhe që na e la trashëgimi përmes veprave të saj!