May 16, 2024
Maqedoni

Bujar Osmani intervistë eksluzive për Televizionin News: Të gjithë shqiptarët ta festojmë kryeministrin e parë(VIDEO)

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani, njëheri zëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim, sot ka qëndrar në Kumanovë. Ai ka pranuar ftesën e Televizionit News për një intervistë ekskluzive, në të cilën ka folur për çështjet më aktule politike në vend.

Në kuadër të kësaj interviste, mandatin qeveritar të BDI-së në periudhën 2020-2024
Osmani e ka vlerësuar si një ndër mandatet më të sukeseshme, kurse kumanovarëve u ka bë apel të çohen në këmbë dhe të mos lejojnë bllokimin e procesit eurointegrues të vendit.

Në këtë intervistë për Televizionin News, Osmani ka folur edhe për rëndësinë e kryeministrit të parë shqiptar, post të cilin më 28 janar pritet ta marë kryetari i tanishëm i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ai theksoi se kjo është një arritje e madhe historike, që duhet ta festojnë të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Propozimi i Talat Xhaferit për kryeministër të parë shqiptarë është kundërshtuar nga opozita, por Osmani është i bindur se ai do të fitojë votat e nevojshme në Kuvend.

Deri sa zgjedhjet po afrohen, sepse data për mbajtjen e tyre veçmë është caktuar, në opinion ka informacione të ndryshme për koalicionet e mundshme. Një nga pyetje tona që ia parashtruam në këtë intervistë Bujar Osmanit ishte se me kë do të bëjë BDI koalicion në zgjedhjet e ardhshme?

Ndryshe gjatë qëndrimit në Kumanovë Osmani ka realizuar takim me qytetarët, që është mbajtur në selinë e BDI-së. Në këtë takim ai është shoqëruar edhe nga deputetët e zonës, por edhe nga zyrtarë tjerë të BDI-së.

Intervistën e plotë mund ta përcillni në videon më poshtë: