May 20, 2024
Maqedoni

Blerta Jonuzi zgjidhet kryetare e FRASH-Çair (Foto)

Aleanca për Shqiptarët mbetet shpresa e vetme për të ardhmen dhe FRASH, struktura e vetme që rritet dhe gjithnjë e më shumë i besojnë të rinjtë.
Sonte me një prezencë masovike, mbajti punimet Kuvendi i FRASH – Çair ku kuvendarët zgjodhën për kryetare Blerta Jonuzi, e diplomuar në drejtimin banka dhe financa, aktualisht ndjek studimet për master në drejtimin marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare.
Pas kuvendit të sotëm, FRASH vazhdon me anëtarësimet e reja dhe zgjerimin e strukturave në të gjitha nivelet.
Rinia është vetë ndryshimi, FRASH është shpresë.
Foto: https://www.facebook.com/share/p/hu5eraMsU4LBKpgk/?mibextid=I6gGtw