Bugajski-Lajcakut: Beogradi dhe Moska po ju marrin për budallenj
Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili kishte shkruar për takimin që kishte pasur me emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe ata të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Ai ka apeluar për “ndalim të gjuhës së pakuptimtë dhe mendimeve të padëshirueshme”, duke thënë se Serbia dhe Rusia po “tallen” me Perëndimin.
“Askush nuk e beson më këtë fasadë.
Beogradi dhe Moska po ju ‘luajnë’ për budallenj. Kështu dëshironi të kujtoheni kur të ndizet lufta e ardhshme ballkanike?”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.