May 14, 2024
Rajon - Botë

Zjarri në një dasmë merr 100 viktima, 150 të lënduar

Të paktën 100 persona kanë vdekur e 150 tjerë janë lënduar, pasi zjarri përfshiu vendin ku po mbahej një dasmë në veri të Irakut, raporton BBC.

Nuk është e qartë se çfarë shkaktoi zjarrin, por raportohet se ka humbur jetën edhe çifti.

Sipas mediumeve irakiene dyshohet se zjarri është nisur nga fishekzjarrët që u ndezën në sallën e dasmave Al-Hamdaniya.

“Shumica e të lënduarve janë plotësisht të djegur. Disa prej tyre kanë 50 deri 60 për qind djegie në trup. Nuk është fare mirë”, ka thënë Ahmed Dubradani, kreu i drejtorisë së Shëndetësisë në provincën Nineveh në Irak.

Ai ka konfirmuar se çifti që po martohej ka humbur jetën, ndërsa ka treguar se shumica e të lënduarve janë burra e djem të rinj.

Sipas disa raportimeve thuhet se numri i të vdekurve ka shkuar në 113.