May 24, 2024
DiasporaKosovë

Deri sa presidentja Osmani mbante fjalim në OKB, para selisë së OKB-së jehoi poezia “O flamur gjak, o flamur shkabë” (Video)

Flet korrespodenti i portali Lideri.mk nga Nju Jorku: Shqiptarët nga të gjitha trojet përkrahën Kosovën para selisë së OKB (Video)

Shqiptarët me prejardhje nga të gjitha trojet-Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Çamëtis, Mali i Zi e Lugina e Preshevës kanë mbajtur një dje protestë përkrahëse për Kosovën para selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Veçanërisht emocionale ishte refitimi i vogëlushes Lisa Pilku, mbesa e veprimtarit Asllan Pilku nga Dibra. E mbështjellur me flamur kuq e zi, Lisa kishte zgjedhur me këtë rast të recitojë poezinë “O flamur gjak, o flamur Shkabë”.

Lidhur me këtë protestë kemi zhvilluar një bisedë direkte përmes video lidhjes me korrespodentin e Lideri.mk në Nju Jork, të cilën mund ta përcillni më poshtë tekstualisht dhe me videopamje.

Ylber si ishte atmosfera gjatë tubimit përkrahës?

Ishte me tē vërtetë emocion i veçantë të shikosh para selisë së OKB shqiptarët me prejardhje nga të gjitha trojet. Po të mos ishte ditë e hënë, respektivisht po të ishte ditë uikendi, numri i protestuesve do të ishte së pak 10 mijë, por meqë ishte ditë pune, shumë bashkëkombas jashtë Nju Jorkut nuk kanë mundur të vijnë. Por me rëndësi është se shqiptarët e Amerikës e përçuan mesazhin e tyre kundër pretendimeve serbe në Kosovë dhe mjeteve terroriste që po përdor Serbia…

Po mesazhi i presidentes Vjosa Osmani si u prit te komuniteti shqiptar në SHBA?

Mesazhi i presidentes Osmani ishte shumë i qartë dhe i saktë. Mbarë diaspora në Amerikë, por jam i bindur edhe në vende tjera të botës e përkrahin porosinë e fuqishme që dha presidentja se Serbia asnjëherë më nuk do të mund të marë tokë kosovare…