May 17, 2024
Maqedoni

Brukseli në ofanzivë për të “thyer” veton bullgare, Varhelyi dhe Silva nesër udhëtojnë për Shkup dhe Sofje

Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar se komisionari për zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ministri i jashtëm i Portugalisë, Augusto Santosh Sillva, do të udhëtojnë nesër për Shkup dhe Sofje, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Nesër në mëngjes, Varhelyi dhe Santosh do të jenë në Sofje ku do të takohen me presidentin bullgar, Rumen Radev, si dhe me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të qeverisë teknike bullgare.

Pasdite përfaqësuesit e BE-së do të udhëtojnë për në Shkup ku do të realizojnë takim me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e jashtëm Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministrin për Çështje evropiane. Nikolla Dimitrov.

Varhelyi dhe Santosh me vete sjellin propozimin për debllokimin e vetos bullgare, për shkak të së cilës nuk mund të miratohet mbajtja formale e konferencës ndërkombëtare.