May 13, 2024
Maqedoni

A1On: Prokurori shqiptar, Artan Ajro, pranoi lirimin e Mijallkovit

A1On: Prokurori shqiptar, Artan Ajro, pranoi lirimin e Mijallkovit
May 20, 2021
Facebook Twitter

Sipas portalit A1On, prokurori Artan Ajro në vend se të sqarojë pse ka dhënë mendim pozitiv që që Sasho Mijallkov të dalë nga arresti, ka thënë se nuk paguhet për t’u përgjigjur ndaj deklaratave gazetareske.
“Ajro me ton të lartë dhe në mënyrë arrogante, nuk dha përgjigje ndaj asnjë pyetje për paraburgimin e Mijallkovit, por tha që ai e din se çka është e saktë, e çka nuk është e saktë nga informatat që po plasohen në opinion, mes të cilave janë edhe akuzat për pagesë që Mijallkov të dalë nga burgu”, shkruan A1On.
I pyetur nëse ai lejon daljen e Mijallkovit nga Shutka, Ajro është përgjigjur: “A bre, çka është e saktë unë e di për vete, kurse ju kërkoni përmes institucionit, e jo përmes telefonit”.