May 8, 2024
Maqedoni

Taravari tregon se si B.D.I i ka ndihmuar Gruevskit të ik nga Dibra

Arben Taravari në emisionin në T7 të Kosovës, tha se partia e Agim Nuhiut, pra BDI, është ajo që nëpërmjet Dibrës i ka ndihmuar të ik nga shteti Nikolla Gruevki. “Tregoni opinionit se i keni ndihmuar Gruevskit të largohet nga Maqedonia nga Dibra”, i tha Taravari, Agim Nuhiut. Taravari tha se shqiptarët për 20 vite nuk kanë parë ndryshim dhe janë të robëruar nga BDI-ja. Poashtu gjatë emisionit ai tha se dy muaj më parë në Tetovë janë djegur gjallë 14 persona dhe askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë ngjarje.