May 3, 2024
Rajon - Botë

Brnabiq nuk do të jetë kryeministre e Serbisë, Vuçiq ia beson një tjetër post të lartë shtetëror

Ana Brnabiq është kandidate për kryetare të Kuvendit të Serbisë dhe në këtë formë do të largohet nga posti i kryeministres.

Kështu është bërë e ditur sot pas mbledhjes së kryesisë së partisë në pushtet, SNS-së, të cilën dikur e ka udhëhequr presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ana Brnabiq është befasia ime më pozitive. Ajo përparoi më së shumti, ajo luftoi aq fuqishëm dhe me guxim”, tha Vuçiq.

Ai foli edhe për ish-kryetarin e Kuvendit, Vladimir Orliq.

“Besoj se Orliq do të ketë përgjegjësi të rëndësishme në një vend tjetër”, tha presidenti.

Siç shtoi ai, kryetari aktual i Beogradit, Aleksandar Shapiq, sërish do të jetë kandidat për atë pozitë.

Ndryshe, Vuçiq ka bërë të ditur se brenda dhjetë ditëve do të dihet edhe emri i kandidatit për kryeministër të Serbisë. /Top24