Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka ndarë një njoftim për takimin me Altin Dumanin, ish-kreun e SPAK-ut Shqipëri.
Bazuar në atë që thuhet në komunikimin zyrtar të ambasadës, Dumani mund të ketë rol këshillëdhënës për institucionet e drejtësisë në Kosovë.
Kjo deklaratë vjen një ditë pas përfundimit të mandatit si kreu i SPAK. Tashmë kreu i SPAK është Klodian Braho.
“Të kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, ish-shefin e SPAK-ut për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës. Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit” thuhet në njoftim./tch

