May 31, 2024
Maqedoni

“Brima Gallup” demanton portalet: Ne nuk e kemi realizuar anketën e publikuar sot!

Burime nga Agjencia “Brima Gallup” në Shkup kanë sqaruar se nuk janë autorë të anketës së publikuar sot në gazetën “Slloboden Peçat”, e që i nxjerr partitë në pushtet në përparësi. Nga “Brima Gallup” kanë sqaruar se anketën e publikuar në Slloboden Peçat e ka bë kompania “BRIMA D.O.O” e biznismenit bullgar Metodij Rajçev.
Ndërkohē VMRO-DPMNE ka nxjerrë dëshmi sipas të cilave “Brima” e biznesmenit bullgar ka marë 120 mijë euro nga Qeveria e Maqedonisë.