May 16, 2024
BallinaMaqedoni

VLEN në Çarshi dhe Zhelinë, Mexhiti: 500 milionë euro investime kapitale në komunat shqiptare

Ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët do ta sjellë koalicioni VLEN me projekte konkrete, ka deklaruar nga komuna e Zhelinës, bartësi i Listës në njësinë e 6-të zgjedhore, Bilall Kasami. Kjo komunë, sipas Kasamit ka qenë më e diskriminuara në Qeverinë e BDI-së.

“Premtimi ynë në këto zgjedhje është që për mandatin e ardhshëm katërvjeçarë të ndajmë 500 milionë euro për investime kapitale në komunat shqiptare. Kjo nënkupton edhe projekte konkrete edhe për komunën e Zhelinës, që ka të bëjë me salla sporti, me rrugë me kanalizime, me objekte të shkollave.”, – deklaroi bartësi i listës në njësinë e 6-të zgjedhore, Bilall Kasami.

VLEN-i është në qëndrimin se ndryshimet kushtetuese duhet të sjellin edhe dispozita sipas së cilave presidenti i shtetit do të zgjidhet në Kuvend. Duke qenë garues dhe përfaqësues të vetëm legjitim të shqiptarëve në këto zgjedhje, fitorja e 8 majit do të shndërrohet në referendum me fitore.

“Koalicioni shqiptar VLEN është garanci në Qeverinë e ardhshme se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin dhe për këtë do të kemi kornizë të veçantë për masat dhe afatet e zbatimit të këtij detyrimi. Gjithsesi insistimi ynë është që ato të ndodhin sa më shpejtë dhe që bisedimet për aderim në BE të fillojnë një ditë e më parë.”, – theksoi bartësi i listës në njësinë e 2-të zgjedhore, Afrim Gashi.

Bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore, Izet Mezhiti, vazhdoi fushatën në Çair dhe në Çarshinë e Shkupit në takime me esnafin dhe zejtarët.

“Të bashkëbisedojmë me ato, sepse Çarshia e din më së miri si qëndron puna dhe kërkesat e tyre. Këtu ku po e mbajmë pressin në prapavijë, vazhdojnë hapjet e kazinove të reja të Artan Grubit, një prej tyre është edhe kjo këtu. Ne këtu më herët kemi sjellë studentë të Universitetit të Tetovës.”, – u shpreh bartësi i listës në njësinë e 1-rë zgjedhore, Izet Mexhiti.

Mexhiti theksoi se një prej pikave të koalicionit VLEN është orientimi evropian dhe nuk do të jenë pjesë e Qeverisë, që nuk e ka orientimin drejt BE-së dhe si e tillë deri më tani është deklaruar vetëm “E Majta”. Sa i përket Marrëveshjes, fituesi me fituesin, Mexhiti tha se këtë Marrëveshje e ka shkelur BDI-ja në vitin 2016, kur hyri në Qeveri me LSDM-në edhe pse kishte numër më të vogël të deputetëve nga VMRO-DPMNE-ja.