May 9, 2024
Maqedoni

Anketë: Barazohen opozita shqiptare dhe BDI, rritet pak PDSH, shtohet revolta ndaj pushtetit

Opozita shqiptare është barazuar me rejting me BDI-në. Këtë e thotë anketa e “Organizatës për aktivizim qytetarë dhe pavarësi”, e cila merret me analiza, hulumtime dhe aktivizim qytetarë.
Ajo për nevojat e saj ka bërë një hulumtim në teren prej periudhës 1 shtator deri 9 shtator, me mostër prej 1.149 të anketuar në territorin e tërë shtetit, me fokus në Qytetin e Shkupit dhe komunat e qytetit.
Sipas anketës tek kampi politik shqiptar BDI ka rejting prej 8.7% e ndjekur nga koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 8.5%. PDSH ka rejting prej 2%, ndërsa Lëvizja Besa nuk figuron fare.
Tek kampi politik maqedonas, VMRO është në epërsi te thellë. 19.9% e të anketuarve janë deklaruar për partin e Mickoskit, ndërsa LSDM ka rejting prej 15.7%.
Ajo që vërehet në anketë është fakti se janë 63.1% e të anketuarve të cilët kanë thënë se Maqedonia po ec në drejtim të gabuar, ndërsa vetëm 13.6% në drejtim të duhur.